Tërmet 4.3 ballë godet Italinë

Prishtinë | 04 Gus 2026 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e së martës Italinë.

Sipas Institutit Kombëtar Italian për Gjeofizikë dhe Vullkanologji, tërmeti është regjistruar në orën 10:15 sipas kohës lokale.

Epiqendra ishte rreth shtatë kilometra në perëndim të qytetit të Pizës, në rajonin e Toskanës, ndërsa thellësia e tërmetit ishte tetë kilometra.

Lëkundjet janë ndier në Pisa, Livorno dhe në zonat përreth Toskanës. Mediat lokale raportojnë se tërmeti është ndier edhe në Valdera, përgjatë bregdetit dhe në zonën e Versilias.

Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme të mëdha materiale.

Të ngjashme