Gazetari turk, Yagiz Sabuncuoglu raporton se Mohamed Salah ka arritur marrëveshje personale me Trabzonsporin.
Futbollisti egjiptian pritet të nënshkruaj një kontratë dy vjeçare me skuadrën nga Superliga e Turqisë.
Salah është lojtar i lirë dhe momentalisht është duke kaluar pushimet në Greqi.
Por, agjentët e tij janë në aksion duke kërkuar klubin e ri dhe siç duket do të jetë, Trabzonspori.
Kujtojmë që te skuadra turke luan edhe lojtari shqiptar, Ernest Muci.