Abdixhiku bashkë me Osmanin e Hazirin arrijnë në Kuvend për takimin me Kurtin

Prishtinë | 04 Gus 2026 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për takimin e paralajmëruar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku ka mbërritur së bashku me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, ndërsa takimi pritet të nisë në orën 18:00.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut vjen pas ftesës së kryeministrit në detyrë drejtuar partive opozitare për diskutime lidhur me zhvillimet politike dhe konstituimin e institucioneve të reja.

Pas takimit pritet që palët të deklarohen për media.

Të ngjashme