DJ i njohur ndërkombëtarisht, Martin Garrix ka ndarë emocionet e tij pas një fundjave të ngarkuar me performanca në Ibiza, Finlandë dhe Kosovë.
Përmes një postimi në “X”, Garrix falënderoi familjen Lipa për mikpritjen dhe kujdesin, ndërsa vlerësoi energjinë e publikut në të gjitha koncertet, transmeton Klankosova.tv.
“Fundjavë e çmendur në Ibiza, Finlandë dhe Kosovë. Faleminderit familjes Lipa për kujdesin e jashtëzakonshëm dhe faleminderit për energjinë e çmendur në të gjitha koncertet!”, ka shkruar ai, duke shoqëruar mesazhin me flamujt e vendeve ku performoi.