Aksident tragjik në aksin Korçë–Pogradec, humb jetën një 26-vjeçar

Prishtinë | 05 Gus 2026 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Një përplasje e rëndë mes dy automjeteve në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatale për një 26-vjeçar. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë fshatit Vloçisht, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 01:00, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga një 26-vjeçar, është përplasur me një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga një 27-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit “Benz” humbi jetën në vendngjarje, shkruan Abcnews.al transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit “Audi” dhe një pasagjer që udhëtonte me të mbetën të lënduar. Ata u transportuan në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë kryer veprimet në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

Të ngjashme