Është arrestuar i dyshuari i cili kishte kërcënuar përmes rrjeteve sociale kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin.
Kërcënimi kishte ndodhur më 9 shkurt të vitit 2025.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës përmes zëdhënëses Kaltrina Shala.
“Referuar kërkesës suaj për informim, ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë një person me inicialet H.B., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Kanosja”, sipas nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, deklaroi ajo.