Kasolli: Abdixhiku po vepron konform skenarit të VV-së, po ia bën më të lehtë Kurtit kërkimin e fajtoreve

Prishtinë | 05 Gus 2026 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Analisti Afrim Kasolli ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për takimin me Albin Kurtin.

Ai ka vlerësuar se i pari i LDK-së po vepron plotësisht konform skenarit të lideri të VV-së.

Në profilin e tij në Facebook, Kasolli ka shkruar se më këtë veprim Abdixhiku ia ka bërë më të lehtë Kurtit kërkimin e “fajtoreve kujdestarë”.

“Aktualisht LDK nen drejtimin e Abdixhikut është pajtuar te veproje plotesisht konform skenarit te Levizjes Vetevendosja, ku konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë se re jane përgjegjesi e partise fituese te zgjedhjeve, kurse zgjedhja e Presidentit te ri barre e te gjitha partive tjera politike. Kurse ne rast se nuk arrihet ndonje marrëveshje politike per kete teme atehere zgjedhjet e reja te jashtezakonshme bëhen te pashmangshme. Duke dashur ta shfajësoje veten se nuk përgjegjese per këtë skenar te mundshem, LDK ne kete menyre jo vetem qe e ka introjektuar edhe me shume kete narracion te pushtetit, por edhe ia ka bere me te lehtë ketij te fundit kërkimin e ‘fajtoreve kujdestare’”, ka shkruar Kasolli.

Të ngjashme