Ish-Ministri Liburn Aliu intervistohet nga Prokuroria Speciale

Prishtinë | 05 Gus 2026 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Ish-Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, bëjnë të ditur burime të Ekonomia Online.

Aliu po intervistohet nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Liburn Aliu ishte Ministër në Ministrinë e Infrastrukturës deri më 27 gusht të vitit 2025, kur edhe kishte dhënë dorëheqje pas zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryetar i Kuvendit.

Pozitën e tij e kishte marrë zëvendësi i Aliut deri në atë kohë, Hysen Durmishi.

Në tetor të po të njëjtit vit, Aliu u zgjodh Drejtor i ri në Portin e Durrësit.

Të ngjashme