Zjarr në Selenicë, flakët përfshijnë fshatin Penkovë – kërkohet ndihmë nga zjarrfikësit e Vlorës dhe Himarës

Prishtinë | 05 Gus 2026 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pak minuta më parë në fshatin Penkovë, në bashkinë Selenicë.

Mësohet se, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe situata paraqitet problematike, ndërsa për shkak të përmasave të zjarrit është kërkuar ndihma e forcave zjarrfikëse nga Vlora dhe Himara.

Ndërkohë, ekipet zjarrfikëse po mobilizohen për të ndërhyrë në terren dhe për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa ende nuk dihet nëse zjarri rrezikon banesa apo objekte të tjera pranë zonës së përfshirë.

Ndërkohë, zjarri ka rrezikuar 2 vila, të cilat janë djegur në ambientet e jashtme të tyre.

Të ngjashme