Nga sot mbyllet rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Prishtinë | 05 Gus 2026 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik se, nga sot e deri më 10 gusht, rruga “Ilir Konushevci” do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Sipas njoftimit, segmenti do mbyllet nga parkingu prapa objektit të Komunës (në rrugën “UÇK”) deri te semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Lidhja e Prizrenit” dhe “Ahmet Haxhiu”.

“Mbyllja bëhet për shkak të realizimit të punimeve për riasfaltimin e këtij segmenti rrugor. Lusim qytetarët që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme