Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim të dyshimeve mbi pronën publike

Prishtinë | 05 Gus 2026 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë dorëzuar tri lëndë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, duke kërkuar hetimin e dyshimeve për shpronësim dhe tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike.

Përmes një njoftimi publik, Pacolli theksoi se mbrojtja e pronës publike është obligim institucional dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.

“Askush nuk mund të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme në dëm të interesit publik”, ka deklaruar ajo.

Ministrja në detyrë bëri të ditur se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për mbrojtjen e pronës publike dhe për të kërkuar llogaridhënie për çdo dyshim që lidhet me keqpërdorimin e saj.

Sipas saj, dorëzimi i këtyre tri lëndëve synon zbardhjen e rrethanave të rasteve të dyshuara dhe garantimin e mbrojtjes së interesit publik.

Të ngjashme