Sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Prishtinë | 06 Gus 2026 | 07:36 | Nga Ekonomia Online

Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe do të mbahet në sallën e seancave të Kuvendit.

Sipas rendit të ditës, fillimisht do të bëhet formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Më pas, deputetët do të bëjnë betimin, ndërsa në vazhdim pritet të zhvillohet procedura për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarëve.

Rendi i ditës:

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve;

Betimi i deputetëve;

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit;

Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Të ngjashme