Një shpërthim i fortë është dëgjuar në zonën e Zogut të Zi në Tiranë mbrëmjen e të mërkurës.
Sipas informacioneve të A2CNN, një makinë ka marrë flakë. Dyshohet se vetura e një 61-vjeçari ka pësuar defekt teknik, por shkaqet mbeten ende për t’u konfirmuar.
Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
“Më datë 05.08.2026, rreth orës 22:10, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë, gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin D. L., 61 vjeç. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha policia.