Berisha: Institucionet të formohen sa më shpejtë

Prishtinë | 06 Gus 2026 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i rizgjedhur nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se mbështet vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Berisha tha se pritet të ketë edhe një takim lidhur me zhvillimet politike.

“Jemi për me vazhdu me konstituu Kuvendin dhe me i konstituu institucionet e Kosovës. Por sigurisht që do të kemi një takim”.

Ai u shpreh se është i përkushtuar që institucionet të formohen sa më shpejt, duke theksuar se zvarritja e procesit duhet të marrë fund.

“Absolutisht. Unë jam, ju e dini që kam qenë ithtar edhe po punoj fuqishëm që me i filluar institucionet sa më parë sepse çka është boll është boll, është mjaftueshëm e kemi ndalë procesin, tani po shohim se çka po ndodh sot”.

Berisha tha se synon të japë kontributin e tij në qeverisjen e vendit dhe në përfaqësimin e komunitetit egjiptian.

“Jam shumë i interesuar me kontribuuar për qeverinë e Kosovës, për komunitetin që përfaqësoj atë egjiptian dhe të shoh se çfarë mundësie po na jepet edhe për mua ka rëndësi me u funksionalizu shteti sepse kjo është e rëndësishme”.

I pyetur nëse do ta mbështeste zgjedhjen e presidentit, Berisha u përgjigj:

“Jam për. Sigurisht që jam për. Absolutisht s’kam asnjë pengesë”, tha ai.

Të ngjashme