Vela: Opozita para dilemës – marrëveshje për Presidentin me LVV-në, ose zgjedhje në dhjetor

Prishtinë | 06 Gus 2026 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Blerim Vela, ish-shef i stafit në kabinetin e Vjosa Osmanit gjatë një periudhe kur ajo ishte presidente e Kosovës, thotë se partitë opozitare janë para dilemës – të bëjnë marrëveshje për Presidentin me Lëvizjen Vetëvendosje, ose të pajtohen që të shkojnë në zgjedhje në fund të vitit.

Vela beson se nëse s’ka marrëveshje, zgjedhjet do të jenë “me shumë gjasa në dhjetor”.

“Nëse s’ka dakordim për zgjedhjen e Presidentit, zgjedhjet e jashtëzakonshme s’do të mbahen më 15 nëntor, por me shumë gjasa në dhjetor, nëse konstituimi i Kuvendit shtyhet deri më 15 shtator. Opozita është para dilemës marrëveshje për Presidentin me LVV, ose zgjedhje në dhjetor”, shkroi ai në një postim në X.

Të ngjashme