Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se para se të procedohet tutje me konstituimin e Kuvendit, duhet të shfrytëzohet mundësia për arritjen e një marrëveshjeje që do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit rreth pozitës së Presidentit.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka theksuar se një marrëveshje e tillë do të ndihmonte në evitimin e shkuarjes në zgjedhje të reja, të cilat i ka cilësuar si të panevojshme.