Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë thirrje që akterët politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe kompromis, me qëllim të tejkalimit të ngërçit politik dhe formimit të institucioneve të vendit.
Në një përgjigje për Klankosova.tv lidhur me situatën aktuale politike dhe institucionale në Kosovë, Ambasada thekson se përgjegjësia për funksionimin e institucioneve demokratike u takon përfaqësuesve të zgjedhur të vendit.
“U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe kompromis, për të lehtësuar formimin e institucioneve të vendit”.
Ambasada italiane nënvizon rëndësinë e përgjegjësisë së klasës politike për të siguruar funksionimin normal të institucioneve demokratike.
U takon përfaqësuesve të zgjedhur të Kosovës të sigurojnë që institucionet demokratike të funksionojnë në mënyrë efektive dhe t’u përgjigjen pritjeve të qytetarëve, gjithashtu duke pasur parasysh avancimin e reformave dhe koordinimin e aktiviteteve që mbështesin rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Italisë.