Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Fushë Kosovë.
Treni i linjës Prishtinë–Pejë ka goditur një veturë.
Si pasojë e aksidentit, vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Ekonomia Online është në pritje të një përgjigjeje nga Policia e Kosovës lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.