Një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar”, tha Ahmeti për IndeksOnline.
Ajo potencoi me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.