Kryeziu-Hyseni: Opozita po na çon drejt një procesi të ri zgjedhor

Prishtinë | 06 Gus 2026 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka deklaruar se partitë opozitare janë ato që po e shtyjnë vendin drejt një procesi të ri zgjedhor, duke vepruar, sipas saj, në kundërshtim me qëndrimet që kanë mbajtur më herët.

Në Debat Plus, Kryeziu-Hyseni tha se opozita po refuzon të veprojë në përputhje me kritikat që vetë i ka adresuar ndaj pushtetit në të kaluarën.

“Janë pikërisht partitë opozitare që janë duke dashur të na çojnë drejt një procesi të ri zgjedhor.  Duke mos vepruar, ose duke vepruar në kundërshtim më kritikat që ata i kanë pas dikur karshi neve. Kinse ju jeni faktori që vendi është duke shkuar në zgjedhje”, ka deklaruar Kryeziu-Hyseni.

Të ngjashme