Pas tetë muajsh, kapet i dyshuari për vjedhje në një shtëpi në Pejë

Prishtinë | 07 Gus 2026 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Grabitje”, lidhur me një rast që kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2025 në qytetin e Pejës.

Policia njofton se, rasti ishte raportuar më 20 dhjetor të vitit të kaluar, rreth orës 03:30, në rrugën “Qamëria” në Pejë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima ka deklaruar se persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, sasi ari dhe një telefon mobil.

Pas një pune intensive hetimore nga Sektori Rajonal për Hetime në Pejë, më 6 gusht 2026 është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i një personi të dyshuar për përfshirje në këtë rast.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë

Të ngjashme