Raportohet se Kurti dhe Abdixhiku do të takohen sot në Kuvend

Prishtinë | 07 Gus 2026 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Marrëveshje s’ka akoma, por takimet mes kreut të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku po vazhdojnë.

Edhe sot, raportohet se dyshja do të kenë një diskutim tjetër, për çështjen e presidentit, transmeton Klankosova.tv

Deri më tash nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, megjithëse dy palët kanë lënë të kuptohet se do të ketë takimet të tjera.

Ndryshe, sot në 23:59, përfundon afati kushtetues për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Ky proces nuk u përmbyll siç pritej, në paraditen e 6 gushtit, pasi Kurti kërkoi kohë shtesë për t’u marrë vesh me Lidhjen Demokratike të Kosovës për pozitën e shefit të shtetit.

Të ngjashme