8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Prishtinë | 07 Gus 2026 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ekipet e Inspektoratit kanë identifikuar dhe evidentuar tetë lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit gjatë kësaj jave në Prizren.

Nga kompania kanë bërë apel tek qytetarët që të respektojnë ligjin dhe të mos kryejnë kyçje të paautorizuara në rrjet.

Sipas njoftimit, ndaj personave që konstatohet se kanë realizuar lidhje ilegale do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha njësitë operative, me qëllim mbrojtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për konsumatorët.

Të ngjashme