Diomande përfundon me sukses testet mjekësore te Reali

Prishtinë | 07 Gus 2026 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Yan Diomande është ylli më i ri i Real Madridit.

Transferimi i tij nga RB Leipzig prej 140 milionë eurove, e bën atë blerjen më të shtrenjtë në histori të “Los Blancos”, duke e kaluar kështu Jude Bellingham i cili e mbante deri më tani këtë rekord.

Ndërsa gjatë ditës së sotme ylli nga Bregu i Fildishtë mbajti testet mjekësore, duke i kaluar me sukses.

Diomande, kaloi vetëm një sezon te RB Leipzig duke bërë 33 paraqitje dhe shënoi 12 gola.

Të ngjashme