Me çantë në shpinë, i maskuar dhe me kapele, momenti kur 33 vjeçari i vë zjarrin shtëpisë së konkurrentit në biznes

Prishtinë | 07 Gus 2026 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Një 33 vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia pasi akuzohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. I riu, në orët e para të mëngjesit të datës 4 gusht, i ka vënë zjarrin apartamentit të konkurrentit në biznes.
“Paraprakisht dyshohet se 33-vjeçari, në orët e para të mëngjesit, i ka vënë zjarrin derës së apartamentit, për motive konkurrence me pronarët, duke qenë se ushtronin veprimtari ekonomike të njëjtë, atë të qiradhënies së apartamenteve në Vlorë”, njofton policia, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.

Njoftimi i plotë:

Menjëherë pas njoftimit, rreth orës 02:40 të datës 04.08.2026, se po digjej një apartament në lagjen “Lef Sallata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë shkuan në vendngjarje, ku në drejtimin e Prokurorisë, kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin dhe dokumentimin e autorësisë dhe rrethanave të rastit. Si rezultat, 48 orë pas kryerjes së krimit, u mundësuan identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit B. H., 33 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se 33-vjeçari, në orët e para të mëngjesit, i ka vënë zjarrin derës së apartamentit, për motive konkurrence me pronarët, duke qenë se ushtronin veprimtari ekonomike të njëjtë, atë të qiradhënies së apartamenteve në Vlorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Të ngjashme