Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, që eskaloi me hedhjen e vezëve nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në drejtim të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Media britanike “BBC” ka raportuar për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa edhe agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” ka shpërndarë videon e momentit kur Kadrijaj gjuan Kurtin me vezë.
BBC rapoti se Kadrijaj, gjuajti me vezë Kurtin, gjatë seancës plenare të së shtunës, dhe se, deputetja e Aleancës hodhi të paktën katër vezë në drejtim të Kurtit, para se të ndërhynin deputetët dhe zyrtarët policorë.
ndërsa Reuters, tha se Kurti u goditë ne vezë, pasi kërkojë më shumë kohë për bisedime për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.
“Një deputete e opozitës hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, pasi ai i tha Kuvendit se i nevojitej më shumë kohë për të zhvilluar bisedime me partitë e tjera, para se të propozonte kandidatin për kryetar të Kuvendit, pas zgjedhjeve të parakohshme të qershorit”, është shkrimi i “Ruters” që ka vendosur mbi pamjet që i ka shpërndarë në Facebook.