Përmirësohet situata me zjarret në Mallakastër, problem mbetet era e fortë

Prishtinë | 09 Gus 2026 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Shërbimet zjarrfikëse janë duke punuar për neutralizimin e flakëve në Mallakastër.

Aktualisht situata paraqitet e përmirësuar, por pasditja mbetet vendimtare, pasi era e fortë rrezikon riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

Gjatë ditës së djeshme, në zonën Ndrenie-Vlosh-Panahor në Mallakstër u zhvillua një operacion për fikjen e vatrës së zjarrit.

Kujtojmë që po dje u shënua një situatë të rënduar me zjarret në Krujë, ku flakët rrethuan qytetin duke detyruar evakuimin e banorëve të zonës Barabit-Lluban./A2Cnn

Të ngjashme