Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht në banesën e saj në Shkodër nga dy persona.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, shkruan abcnewsal.
Pas dhunimit, e reja është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Shkodrës kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar.