Oqeanet përvëlohen, korriku sjell temperaturat më të larta të regjistruara

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Temperaturat e sipërfaqes së oqeaneve kanë arritur rekord të ri për muajin korrik, sipas shërbimit të BE-së për monitorimin e klimës.

Temperatura mesatare e sipërfaqes së detit, jashtë rajoneve polare, arriti në 20.96°C, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 20.89°C, të shënuar në vitin 2023.

Ndërkohë, zhvillimi i kushteve të El Ninos në Paqësor po kontribuon në rritjen e temperaturave të deteve, shkruan BBC.

Evropa Perëndimore gjithashtu përjetoi qershorin dhe korrikun më të nxehtë të regjistruar, ndërsa temperaturat e larta dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e zjarreve të mëdha në disa vende.

Në Evropë, temperatura rekord janë regjistruar edhe përgjatë brigjeve të Atlantikut dhe në Mesdheun perëndimor, duke shkaktuar valë të forta të të nxehtit detar.

Të ngjashme