Hoffenheimi ka besim të plotë te Fisnik Asllani dhe nuk e ka ndërmend ta lë të largohet sulmuesin kosovar pas dështimit të transferimit te Leipzig.
Vetëm një ofertë jashtëzakonisht e lartë mund t’i bëjë drejtuesit e klubit gjerman të ndryshojnë qëndrim dhe ta lejojnë largimin e tij.
Sipas raportimeve të “Sky Sports DE”, pas dështimit të transferimit te Leipzig, Asllani është rikthyer te Hoffenheim për shkak të disa anomalive të konstatuara gjatë kontrolleve mjekësore, përcjell “Gazeta Express”.
Pas transferimit të dështuar te Leipzig, Asllani vazhdon ta gëzojë besimin maksimal te Hoffenheim.
Drejtuesit e klubit janë të bashkuar në mbështetje të lojtarit dhe nuk kanë asnjë dyshim sa i përket gjendjes së tij.
Sipas medias gjermane, klauzola e lirimit prej 25 milionë eurosh tashmë ka skaduar.
Si rrjedhojë, Hoffenheim e ka rifituar kontrollin e plotë mbi të ardhmen e sulmuesit, i cili është pjesë e gjeneratës së vitit 2002.
Vetëm përballë një oferte të jashtëzakonshme drejtuesit e klubit do ta shqyrtonin mundësinë e shitjes së tij.
Në të kundërt, Asllani do të jetë rregullisht pjesë e skuadrës së Hoffenheimit.
24-vjeçari ka kontratë me klubin nga Bundesliga deri në vitin 2029.
Në sezonin e fundit, përfaqësuesi kosovar i realizoi 11 gola, prej tyre 10 në kampionat dhe një në kupë.
Flitet se interesim për sulmuesin shtatlartë kanë shfaqur edhe gjigantët evropianë, Barcelona, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
Vlera e kartonit të Fisnik Asllanit në faqen e specializuar Transfermarkt është 35 milionë euro, njëherësh futbollisti më i shtrenjtë shqiptar i momentit. /Gazeta Express