Qytetarët mbështesin nismën e IKD-së për ndryshimin e Kodit Penal

Prishtinë | 11 Gus 2026 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Qytetarë, zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Ferizaj kanë mbështetur nismën legjislative qytetare të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

IKD ka nisur sot në sheshin e qytetit në Ferizaj mbledhjen e nënshkrimeve për këtë nismë. Sipas institutit, qytetarët janë informuar për përmbajtjen e saj dhe kanë dhënë nënshkrimet e tyre në mbështetje të ndryshimeve të propozuara.

Të ngjashme