Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të punimeve në një objekt ndërtimi në Podujevë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Gjatë inspektimit në këtë objekt, inspektorët kanë evidentuar mangësi që lidhen me respektimin e kërkesave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
Si rezultat i këtyre gjetjeve, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e punës.
Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe masave të sigurisë në vendet e punës.