Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbrojti edhe një herë strategjinë e tij në luftën kundër Iranit dhe sugjeroi se situata ekonomike e Teheranit është bërë e paqëndrueshme, duke e quajtur veten si “bankieri i tyre”.
Në një intervistë me “Real America’s Voice”, komentet e presidentit amerikan u përqendruan në masat e mundshme ekonomike për të ushtruar presion mbi Iranin mes bllokimit të dukshëm në negociatat për Ngushticën e Hormuzit.
“Lëreni të shkojë kot dhe shikoni sa keq janë gjërat për ta: Ata kanë inflacion 300%, nuk kanë asnjë vlerë. Monedha e tyre nuk vlen pothuajse asgjë. Ata nuk i paguajnë ushtarët e tyre. Ushtarët po largohen. Kështu që duhet të vazhdojmë, sepse situata është e paqëndrueshme.”, deklaroi presidenti i SHBA.
Më pas ai iu referua iranianëve si negociatorë “dinakë”, pasi sipas tij, në fillim bien dakord për kushtet e SHBA dhe më pas i mohojnë.
“Iranianët janë negociatorë shumë dinakë sepse së pari bien dakord për diçka, pastaj shkojnë dhe i thonë shtypit se nuk e kanë bërë vetë. Ata janë njerëz vërtet të pandershëm“, shtoi ai. /Panorama