Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri, Adriatik Kupi ka pezulluar nga detyra 8 punonjës të policisë të burgut të Fierit, të cilët ishin të planizuar në turnin e ditës kur ndodhi përleshja mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotos.
Sipas njoftimit të Burgjeve bëhet e ditur se punonjësit e pezulluar janë:
K/Inspektori G.B., përgjegjës turni në regjimin e brendshëm;
Inspektori Sh.H., përgjegjës turni në regjimin e brendshëm;
Inspektori A.A., punonjës i rolit bazë;
Inspektori D.GJ., punonjës i rolit bazë;
Inspektori A.H., punonjës i rolit bazë;
Inspektori P.K., punonjës i rolit bazë;
Inspektori S.Ç., punonjës i rolit bazë;
Inspektori A.S., punonjës i rolit bazë.
Bëhet e ditur se pezullimi do të vijojë deri në përfundimin e hetimeve dhe vlerësimit nga organet kompetente mbi zbatimin e detyrave funksionale nga punonjësit e policisë së burgut të Fierit që ishin të planizuar në ditën e ngjarjes, raporton A2CNN,