Në pritje për ta parë në veprim me fanelën e Ravennës, klubin ambicioz të Serie C, Ronaldinho është gati të zbarkojë në Francë.
Më saktësisht, në basketbollin transalpin ku 46 vjeçari do të kërkojë ta shpëtojë AS Monaco që është përjashtuar nga kampionatet profesioniste në këtë disiplinë sportive.
Mësohet se Ronaldinho ka bërë një propozim zyrtar bashmë me fondin nga Andorra, Clayton Sport.
Propozim ky që sipas të përditshmes ‘L’Equipe’ i është përcjellë Drejtorit Ezkekutiv të Monacos, Oleksiy Yefimov.
Grupi Clayton Sport, në mënyrë të veçantë është gati të shlyejë borxhin prej 2.5 milionë euro të AS Monaco me Euroleague dhe të ofrojë garanci bankare prej prej 5 milionë euro që kërkohet nga organet e kontrollit të Federatës Franceze të Basketbollit.
Projekti që parashikon pjesëmarrjen e Ronaldinhos si aksioner, përveçse imazh i klubit, përcjell tch, ka një afat nga 3 në 5 vjet, ndërsa investimi total shkon rreth 10 milionë euro në sezon.