Arrestohet personi që kërcënoi Ramush Haradinajn

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar i dyshuari për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

” I dyshuari është prangosur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Ndaj tij do të nisë procedura në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit”, deklaroi Ahmeti.

Të ngjashme