Disa deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur para ndërtesës së Qeverisë, ku pritet të mbahet konferenca për media e paralajmëruar nga kjo parti, raporton Ekonomia Online.
Në mesin e deputetëve është edhe Artan Behrami, i cili përmes një fotografie të publikuar në Facebook ka treguar se ndodhet në pritje para ndërtesës së Qeverisë.
Behrami ka bërë thirrje që të thirret seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për sot.
