Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, Policia sekuestron 86 thika e 19 boksa metali

Prishtinë | 13 Gus 2026 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Pejë ka sekuestruar mjete të mprehta, boka metali, e shufër metalike.

Në komunikatë bëhet e ditur se, policët, nё “Qarshinё e Gjatё”, kanë vërejtur shitës ambulant duke u shitur mjete te mprehta e boksa metali, përcjell Gazeta Express.

Nga policia shtohet edhe se ata kanë sekuestruar 86 mjete të mprehta (brisk);  19 boksa metalik;  dy (2) shufra metali; dhe, tri (3) fatrolla thike.

Komunikata:

Sekuestrohen mjete tё mprehta, boksa metali, shufёr metalike nё Pejё

Pejë, 13 gusht 2026

Stacioni Policor Pejё, me datë 05.08.2026, gjatё aktiviteteve Policore nё “Qarshinё e Gjatё”, janё vërejtur se nga shitësit ambulant janё duke u shitur mjete te mprehta, boksa metali etj.

Policia nё bashkёpunim me inspektorёt e tregut kanё sekuestruar njё sasi tё konsiderueshme tё kёtyre mjeteve.

Nё vazhdёn e kёtij aktiviteti me datё 12.08.2026, nё tё njëjtin lokacion, inspektorёt e tregut nё asistim nga zyrtaret Policor tё Stacionit Policor nё Pejё, duke përfillur procedurat ligjore, tek personat e dyshuar (shitёs ambulant) janё gjetur dhe sekuestruar:

 tetёdhjetё e gjashtё (86) mjete tё mprehta (brisk)

 nёntёmbёdhjetё (19) boksa metalik

 dy (2) shufra metali

 tri (3) fatrolla thike

Të ngjashme