Shpërthimi aktual i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos është në rrugën e duhur për të tejkaluar shpërthimin më vdekjeprurës të sëmundjes ndonjëherë, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve se shpërthimi i vitit 2026, “me ritmin e tij aktual”, do të “eklipsonte” atë të shpërthimit të viteve 2014-2016, i cili vrau të paktën 11 mijë njerëz.
Shpërthimi i këtij viti, i shpallur më 15 maj, ka parë të paktën 4 mijë e 300 raste dhe ka shkaktuar më shumë se 2 mijë dekje.
OBSH-ja tha të mërkurën se shpresonte të ndalte përhapjen e sëmundjes brenda tre muajsh, por paralajmëroi se kjo do të thoshte vënien nën kontroll të transmetimit – jo përfundimin e plotë të shpërthimit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Epidemia u shpall zyrtarisht vetëm në maj, por besohet se shpërthimi filloi të paktën tre muaj më parë, thanë zyrtarët e shëndetësisë këtë javë.
“Ne po e ndjekim virusin, virusi është përpara nesh”, tha drejtori i OBSH-së për Afrikën, Dr. Mohamed Janabi, në një konferencë për shtyp në qytetin Bunia, pranë qendrës së shpërthimit.
Ai përmendi hulumtime që tregojnë se virusi filloi të përhapet në shkurt dhe fillimisht u diagnostikua gabimisht si malarie ose tifo.