Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 10:35, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një kamion, përpos dëmeve materiale fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar”, tha ai