Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar se mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar është e zakonshme, ndërsa theksoi se janë në mbrojtje të Kushtetutës, raporton Ekonomia Online.
“Është takimi i grupit parlamentar, natyrisht për zhvillimet e fundit. Sapo të përfundojë takimi, do të kemi deklaratë të përbashkët”, tha ajo.
E pyetur se pse dje nuk ishin në Kuvend bashkë me PDK-në dhe Aleancën, Osmani tha se kanë qenë aty, por se qëndrimet më të detajuara do t’i bëjnë të ditura pas mbledhjes.
“Çdo ditë jam në Kuvend. Çdo ditë jam në Kuvend. Edhe sot isha në Kuvend. Ne jemi në përkrahje të mbrojtjes së Kushtetutës, kurse qëndrimet më në detaje do t’i publikojmë sot menjëherë pasi të përfundojë takimi i grupit parlamentar”, tha Osmani, raporton Ekonomia Online.
