Një 82-vjeçar me inicialet H.D. duke drejtuar automjetin në aksin Çermë-Divjakë në Shqipëri, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi H. D. është transportuar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë, shkruan A2CNN.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.