Rriten rastet e virusit të Nilit Perëndimor në Greqi, 9 persona humbasin jetën

Prishtinë | 13 Gus 2026 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Virus i Nilit përëndimor vijon të përhapet në shtetin grek. Autoritetet Helene raportojnë se deri në datën 12 gusht janë konfirmuar 110 raste të transmetuara brenda vendit, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 45 raste të reja.
Sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë, Virusi është identifikuar deri tani në 39 bashki dhe 14 njësi rajonale, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.

Sa i takon perosnave të infektur, 81 prej rasteve kanë shfaqur komplikacione që prekin sistemin nervor qendror, përfshirë encefalitin dhe meningjitin.

Deri tani, nëntë persona kanë humbur jetën, të gjithë mbi moshën 65 vjeç. Ndërkohë, 16 pacientë ndodhen në terapi intensive.

Autoritetet paralajmërojnë se numri real i të infektuarve mund të jetë shumë më i lartë, pasi shumica e personave të infektuar kanë simptoma të lehta ose nuk shfaqin fare simptoma.

Virusi transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Për këtë arsye, autoritetet greke kanë intensifikuar dezinfektimin dhe monitorimin e mushkonjave në zonat me rrezik.

Ekspertët paralajmërojnë se raste të tjera priten gjatë javëve në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarëve dhe turistëve të marrin masa mbrojtëse kundër mushkonjave.

Të ngjashme