Ministria e Mbrojtjes ka raportuar këtë të enjte mbi situatën e zjarreve në Shqipëri, duke bërë të ditur se janë regjistruar 18 vatra zjarri në të gjithë vendin, ku 14 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse janë në terren dhe po vijojnë punën për shuarjen dhe izolimin e flakëve.
Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se janë duke monituruar situatën dhe po ndërhyjnë në zonat ku zjarret paraqesin rrezik për banorët dhe territoret përreth.
“Në operacionet për menaxhimin e situatës vijon angazhimi i koordinuar i strukturave vendore dhe qendrore. Vetëm nga Forcat e Armatosura janë angazhuar 309 efektivë, 22 mjete, 1 autobot, 3 ambulanca, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.”, thuhet ndër të tjerash në njoftim, ku janë paraqitur edhe zonat ku janë prekur më së shumti.