Një shpërthim i fuqishëm shkatërroi një fabrikë municionesh pranë qytetit të Colleferro-s, në juglindje të Romës, të enjten, me shpërthimin që u dëgjua kilometra përreth.
Zjarrfikësit dhe policia ishin në vendngjarje duke iu përgjigjur një zjarri kur ndodhi shpërthimi, thanë raportet.
“Situata është nën kontroll”, u tha gazetarëve kryebashkiakut të Colleferro-s, Giulio Calamita, duke shtuar se ai po priste konfirmim se nuk kishte viktima ose të lënduar.
Shpërthimi goditi një fabrikë të operuar nga KNDS Ammo Italy, pjesë e grupit franko-gjerman të mbrojtjes KNDS. Kompania nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.
Sipas faqes së saj të internetit, KNDS Ammo prodhon municione të kalibrit të mesëm dhe të madh për sistemet e mbrojtjes tokësore dhe detare, si dhe lëndë djegëse të ngurta për automjete lëshimi hapësinore, transmeton Klankosova.tv.
Kompania është ndër kontraktorët në marrëveshjet kornizë të municioneve 155 mm të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes të lidhura në vitin 2023, tregojnë dokumentet e BE-së.
Calamita tha se shpërthimi ndodhi gjatë pushimeve verore kur uzina ishte e mbyllur, duke shtuar se përndryshe “do të kishte qenë një tragjedi”. Ai tha se po bëheshin përpjekje për të shuar zjarret e fundit.