Njëzet persona janë plagosur, dy prej të cilëve rëndë, pasi një tren doli nga shinat në East Sussex dhe u shpall një incident i madh.
Network Rail tha se shërbimi Southern i orës 14:24 BST nga London Victoria në Eastbourne doli nga shinat pranë stacionit hekurudhor Lewes, pak para orës 16:00 BST, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan njerëz që qëndronin sipër vagonëve të përmbysur, me pasagjerë që përshkruanin “potere” në bord dhe bërtisnin.
Policia Britanike e Transportit tha se tre vagona dolën nga shinat, duke lënë disa persona të bllokuar. Të 150 personat në bord tani janë evakuuar.