Milan i është bashkuar Juventusit dhe Galatasarayt në garën për transferimin e kapitenit të Manchester United, Bruno Fernandes.
Sipas BBC, mesfushori portugez 31-vjeçar ka një klauzolë largimi prej rreth 67 milionë eurosh për klubet jashtë Anglisë.
Ai hyn në vitin e fundit të kontratës, edhe pse United ka të drejtën ta zgjasë edhe për një sezon.
Bruno vjen pas një sezoni të shkëlqyer me 9 gola dhe 21 asistime në 47 ndeshje, ndërsa Milani po e sheh si përforcimin ideal për repartin ofensiv.