Ar i fshehur në mur, punëtorët në Belgjikë zbulojnë aksidentalisht pasuri me vlerë 9 milionë euro

Prishtinë | 14 Gus 2026 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Një grup punëtorësh ndërtimi në Gent të Belgjikës bëri një zbulim të jashtëzakonshëm gjatë punimeve në një bodrum të vjetër vere. Ata gjetën monedha dhe shufra ari me vlerë rreth 9 milionë euro, të fshehura brenda një muri.

Punëtorët po vendosnin tubacione për një sistem të ri kanalizimi kur zbuluan thesarin. Fillimisht menduan se bëhej fjalë për monedha të zakonshme, por shpejt kuptuan se kishin gjetur ar, shkruan Daily Star.

“Sigurisht që për një moment menduam ta mbanim”, tregoi 18-vjeçari Kobe, një nga punëtorët.

Megjithatë, ekipi vendosi të njoftonte policinë, pasi sipas tyre bëhej fjalë për një shumë tepër të madhe për t’u fshehur.

Autoritetet kanë nisur hetimet për origjinën e arit. Disa prej shufrave dyshohet se datojnë nga vitet 1957-1961, ndërsa pronarët e objektit nuk e dinë ende se si përfundoi thesari brenda murit.

Drejtori i organizatës që zotëron ndërtesën tha se ari mund të jetë fshehur aty si rezultat i ndonjë aktiviteti të paligjshëm ose mashtrimi.

Të ngjashme