Gabriel Martinelli nuk pritet të transferohet te Galatasaray gjatë kësaj vere, pavarësisht raportimeve të fundit që e lidhnin sulmuesin brazilian me klubin turk.
Sipas “The Athletic”, mes Martinellit dhe Galatasarayit nuk është arritur asnjë marrëveshje, ndërsa negociatat nuk kanë qenë pranë përfundimit.
Po ashtu, nuk ka pasur marrëveshje mes Galatasarayit dhe Arsenalit për transferimin e 24-vjeçarit. Vetë Martinelli, sipas raportimit, nuk ka plane të transferohet në Turqi gjatë kësaj vere.
Martinelli mbetet pjesë e Arsenalit, ndërsa e ardhmja e tij vazhdon të jetë në vëmendje gjatë afatit kalimtar të verës.