Treni del nga binarët në Angli, incidenti i dytë brenda 24 orëve

Prishtinë | 14 Gus 2026 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Një tren ka dalë nga shinat në Wickford, Essex, në Angli, pasditen e së premtes, duke shënuar incidentin e dytë të tillë në Britani brenda 24 orëve.

Sipas raportimeve fillestare, bëhet fjalë për një tren të kompanisë Greater Anglia, i cili ishte nisur nga stacioni London Liverpool Street rreth 20 minuta para incidentit.

Policia ka konfirmuar se nga dalja e trenit nga shinat nuk ka persona të lënduar.

Incidenti në Wickford ndodhi vetëm një ditë pas daljes nga shinat të një treni në Lewes, Sussex. Si pasojë e atij aksidenti, 20 persona u plagosën, dy prej tyre rëndë, por pa rrezik për jetën.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit në Wickford.

Të ngjashme